Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 25.05.2017, 09:40
Janë gjetur të pajetë trupat e dy të rinjve shqiptarë në një gurore të braktisur në Acquasanta të qytetit La Spezia në Itali. Një prej tyre është Fabiol Kyçyku, me origjinë shqiptare, nga Elbasani, dhe që punonte prej tre vitesh si mekanik në Itali. Fabiol Kyçyky u zhduk të dielën e 21 majit dhe vetëm tani është bërë i mundur zbulimi i kufomës së dy të rinjve.
Familjarët e Kyçykut e kishin denoncuar humbjen e Fabiolit, por nuk ishte rënë në gjutmët e tij. Ndërsa, shqiptari tjetër mbetet i paidentifikuar.
Besohet se shkak i vdekjes së tyre ka qenë terreni i vështirë dhe i rrëshqitshëm, çka ka sjellë edhe rrëzimin e tyre me pasojë vdekjen.
Ndërkohë një kushëri i fabiol Kyçykut ka shkruar për JOQ duke rrëfyer ngjarjen që nga zhdukja e tij. I.B. shkruan për JOQ:
Fabiol Kycyku kishte dalë nga banesa e tij mbrëmjen e së dielës, nga lagjja e Chiappas ku ai jeton. Mediat italiane shkruajnë se ai nuk kishte marrë gjë tjetër me vete, përveçse telefonit të tij celular, pa të holla apo dokumente. Në Whatsapp rezulton të ketë qenë në linjë për herë të fundit, në orën 21:00 të së dielës, kur ai u zhduk. Familja e tij ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e 19-vjecarit, ndërsa fotoja e Fabiolit është publikuar edhe në emisionin “L’ha visto” që transmetohet në Rai3. Fabjoli jeton prej tre vitesh në Itali ku kishte nisur punën si mekanik. Për herë të fundit ai është parë me shokun e tij mbrëmjen e 21 majit. Edhe si çdo nate del ne 20 :30 me telefonin me vete e pak euro sa per i kafe as dokumenta asgje me vete dhe është zhduket pa asnje gjurmë”, përfundon ai.
Ndërsa po kontaktonim me të afërmine Fabiolit doli edhe lajmi i hidhur se ishte gjetur i pajetë bashkë me një shqiptar tjetër.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR