U bë një kohë e gjatë që Noizyn e kemi në qendër të vëmendjes falë karrierës së tij muzikore, por thuajse asnjëherë nuk kemi ditur detaje nga jeta e tij personale. Dimë vetëm se ka një vajzë dhe asgjë më shumë.
Është përfolur për marrëdhënie me femra të ndryshme, por nëse ka pasur diçka konkrete me këto vajza, apo thjeshtë aventura, nuk e kemi kuptuar kurrë. Këtë herë ai është shfaqur krah një vajze të huaj, me të cilën puthet, përqafohet dhe shpërndajnë foto kompromentuese.
Ajo është pjesë e grupit OTR, quhet Naomi dhe me sa duket po zëvendëson më së miri Encën brenda grupit. Le të shpresojmë që mes tyre do të nisë një romancë e bukur.