Reperi i njohur shqiptar Rigels Rajku, apo i njohur ndryshe si Noizy ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pasurisë së tij së fundmi, por duket se do të vazhdojë të jetë ehde për shkak të lidhjes me një vajzë.
Në lidhjet e tij me vajza, ai u përfol për një lidhje të mundshme me Encën, por që pas “zënkës” së tyre u shuan të gjitha aludimet dhe tashmë, duket se Noizy e ka gjetur një tjetër vajzë, e cila është futur në grupin dhe në jetën e tij.
Vajza quhet Naomi dhe për më tepër është këngëtare.
Ajo ka udhëtuar së fundmi nga Zvicra për në Tiranë për të kaluar disa ditë pranë reperit dhe duket se Noizy nuk i ka rezistuar dhe faktit për të publikuar disa foto me të.
Ata ulen me njëri-tjetrin së bashku, ajo e shoqëron Noizyn nëpër koncerte dhe madje gatuan për të.
A është kjo prova se Noizy dhe Noemi janë në një lidhje me njëri-tjertin?
Shfletoni galerinë e fotove të postuar nga ata.