Ekskluzive/ “Mbaj mend kush më jep lekë i fundit dhe dashnoren e fundit”, ja si merr lekë policia në Durrës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.05.2017, 22:08

Një rast skandaloz është filmuar para disa ditësh në Durrës, raporton një qytetar. Ai është ndaluar pranë qendrës së këtij qyteti për shkak se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit gjatë drejtimit të mjetit. Por polici që e ndalon bën një bisedë mjaft interesante me të.

Kur djali e pyet nëse e mbante mend, ai i përgjigjet se mban mend vetëm atë që i jep lekë i fundit si dhe dashnoren e fundit, duke aluduar në këtë mënyrë se është i gatshëm të korruptohet. Ai madje e udhëzon shoferin që paratë të mos ia japë direkt por t’i fusë brenda letrave.

Gjatë bisedës e cila sigurisht dëmton mjaft rëndë imazhin e Policisë së Shtetit, polici madje i tregon djalit edhe se sa gjoba ka vënë atë ditë me shifrat përkatëse, duke aluduar se djali duhet t'i japë "një kafe".

Qytetari që ka dërguar videon shprehet se ky polic ka qenë i pezulluar më parë nga detyra por këtë javë e kanë futur përsëri në punë pasi siç duket e bën mjaft mirë punën e “shpërndarjes” së gjobave tek shefat. Në vijim video skandaloze./JOQ.al

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit