Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 18.05.2017, 12:28
Teoria se alienët ekzistojnë ngrihet herë pas herë në diskutim nga objektet e dyshimta që shihen në qiell ose nga ndonjë studim që bëhet nga shkencëtarët.
Një objekt i çuditshëm është parë në fshatin Plashnik të Berati, ku qielli është përshkuar nga një objekt i pa identifikuar.
Përshëndetje JOQ! Në fshatin Plashnik është fotografuar një një gjë e çudithsme në qiell, por që ishte shumë lart dhe nuk e shquanim dot saktësisht. Por banorët e zonës janë të bindur që ishte ufo ose alien”, shkruan një qytetar pranë JOQ.
Nëse nuk ka qenë alien me siguri ka qenë mushkonjë droge, sepse këto janë të njohura në vendin tonë, madje nuk e di pse nuk legalizohet droga që të paktën shqiptarët të merren me këtë punë në Shqipëri dhe jo në Angli, Zvicër, Itali e vende tjera si këto.
Mali sipër të cilit ka kaluar objekti quhet Mali i Piramidës dhe mendohet se është një piramidë e lashtë ilire prandaj besojmë se kjo është një arsye që ufo-ja u shfaq aty. Lëvizte shumë shpejt, 30 sekonda qëndroi mbi mal, pastaj u zhduk në befasi”, përfundoi qytetari.
E pazakontë, por nëse kamerat e banorëve do e kishin kapur më qartë atëherë mund të flisnim me më shumë siguri për ndonjë alien apo krijesë t ngjashme në këtë zonë, por për tani mbetet vetëm një hipotezë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR