Një fëmijë i seksit mashkull tepër i veçantë ka ardhur në jetë në maternitetin e Vlorës më 6 maj. Të voglit nuk i është vënë ende emri nga familjarët, të cilët po luftojnë që ta bëjnë këtë vogëlush një fëmijë normal.
Ai ka lindur me pjesën e buzës të deformuar. E çara i vijon deri tek hunda, çka i krijon vështirësi në frymëmarrje dhe në ushqyerje. Mjekët u kanë thënë se ka nevojë urgjente për një ndërhyrje kirurgjikale, por prindërit e kanë të pamundur, pasi ky operacion nuk kryhet në Shqipëri por jashtë shtetit, në Greqi dhe ka një vlerë të madhe monetare.
Edmond Shima, babai i të voglit u bën thirrje dhe apel të gjithë atyre që kanë mundësi, që ta ndihmojnë.