Luhatjet e temperaturave dhe reshjet e dendura të shiut dhe të breshrit kanë shkaktuar mjaft dëme në qytetin e Fierit.
Breshri i pasdites së kësaj të mërkure në fshatin Luar në këtë qytet kanë sjellë dëme të mëdha duke shkatërruar pemë dhe sera.
Në këtë fshat janë dëmtuar edhe tokat bujqësore të mbjellura, nga të cilat banorët sigurojnë të ardhura.
Përmes JOQ.al, banorët i bëjnë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë që t’u dalin në ndihmë pas këtyre dëmeve.
Problemet e motit sjellin shumë shpesh probleme në zona ku është përqëndruar zhvillimi i bujqësisë dhe sidomos frutikultura, por shpresojmë që Qeveria mos t’i lërë në mëshirë të fatit banorët e fshatit Luar.