Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 16.05.2017, 15:12
Nuk janë të pakta rastet kur Policia shqiptare shkel rregullat e qarkullimit rrugor.
Duket sikur rregullat që vendosin janë vetëm për qytetarët e thjeshtë, ndërsa për veten e tyre nuk duan t’ia dinë.
Një qytetar ka shkruar pranë redaksisë tonë, se ditën e djeshme policia i ka pezulluar lejen e drejtimit për shkak të një kryqëzimi që kanë vendosur në qendër të Tiranës (shikoni foton), ndërsa sot e kanë shkelur vetë rregullin.
Pikërisht në ktë vend,dje më pezulluan lejen e drejtimit ngase ne mes kryqezimit na paskan vendos tabel kundravajtje...! Ndersa për vetë shtetin a nuk funksiononka kjo kundravajtje! Apo skan ku i nxjerrin dot ne vende tjera leket e fushates!”, shkruan qytetari.
Epo në këtë rast vlen shprehja “bëni si themi ne, por mos bëni si bëjmë ne”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR