Vetullat e bëra tatuazh janë shumë në modë, sidomos tani që në trend është vetulla “on fleek”, quajtur kështu nga përdoruesit e rrjeteve sociale vetulla që shtrihet nga cepi në cep me një formë të rregullt që fillon e gjerë dhe përfunon pak më e ngushtë tek bishti i syrit.
Por jo të gjithëve u ka shkuar mirë ndërhyrja në vetulla, të paktën jo kësaj gruaje nga Sidnei i Australisë.
Megithëse fiksimi i saj nuk ishin vetullat, por tatuazhet, ky i fundit ka shkuar tmerrësisht keq. Vetullat e saj janë shkatëruar. Në fillim ishin komentet e përdoruesve të Twitter që e bënë gruan të ndihej si mos më keq pas postimit të saj ku tregonte vetullat e reja. Më pas ajo ka postuar në Facebook foto të gjendjes së vetullave të saj, si ishin, si i donte dhe si ja kishin bërë. Dhe komentuesit zbuluan se ajo kishte pësuar një “microblandig”, domethënën që vetullat janë të bëra lehtë tatuazh, por që kanë kaluar një infeksion vdekjeprurës, vetëm nga dëshira e saj e çmendur për të pasur vetullat tatuazh.
Por mbi të gjitha ajo kishte zgjedhur një “artist” tatuazhesh komplet pa përvojë dhe përveç rrezikut për ndonjë kancer, sinqerisht vetullat e saj dukeshin qesharake.
Kështu që kujdes kur kërkoni ndryshime në bukurinë tuaj natyrale, sepse mund t’iu kushtojë shumë.