Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku nusja ka dhunuar vjehrrën dhe e ka bërë atë për në spital. Mediat raportuan se ka qenë vjehrra ajo që ka dhunuar nusen dhe nusja ka marrë urdhër-mbrojtje, por me sa duket, e vërteta është tërësisht ndryshe. Të paktën sipas rrëfimit të së birit për JOQ.al.
Ai ka kontaktuar me redaksinë tonë, ku tregon se prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe dhe se marrëdhëniet e nuses së tij me të ëmën janë shumë të këqija, e madje nusja kërkon që të nxjerrë nga shtëpia vjehrrën.
Ato grinden shpesh me njëra-tjetrën dhe herën e fundit ka qenë nusja, Rezarta Kurti-Kulli ajo që ka rrahur keq e ka bërë me gjak 57-vjeçaren Zenepe Bici. Për këtë djali ka sjellë edhe raportin mjeko-ligjor.
Çifti është martuar që prej vitit 2009 dhe kanë bashkë një djalë të moshës 7-vjeçe, të cilin prej 4 vitesh nusja nuk e lë që të flasë me të atin.
Ai akuzon ish-bashkëshorten ndër të tjera se ka ndikuar në ndarjen e të ëmës me të atin dhe se tani jeton me babanë e tij, edhe pse djali i Zenepes është shprehur se nuk do që ish-bashkëshortja të jetojë me të.