Kush jeton afër fabrikave e di shumë mirë se çfarë do të thotë të durosh zhurmën e tmerrshme që ato bëjnë.
Por të jenë në punë dhe të dielave që nga ora 7:30 e mëngjesit e deri mbasdite në orën 18:00 pa u konstatuar nga policia, kjo po që është një çmenduri e vërtetë.
Një qytetar ka raportuar pranë redaksisë së JOQ.al shqetësimin që hasin me fabrikën “Xhura” në zonën e Porcelanit në Tiranë, një fabrikë kjo e cila po i detyron të shesin shtëpitë dhe të largohen.
Sipas tij kjo fabrikë e cila nuk pushon as ditëve të diela, i përket një biznesmeni të lidhur me Partinë Demokratike.
Qytetari ka dërguar dhe një video të realizur sot pranë fabrikës ku në sfond dëgjohet dhe zhurma e tmerrshme e matrapikëve, e megjithatë dhe pas raportimit të tij përgjigja është mjaft e thjeshtë nga ana e policisë: Nuk u konstatua.
Dhe normalisht në këtë rast lind pyetja, çfarë konstaton policia jonë?
Me sa duket, ky aplikacioni i raportimeve të policisë është krijuar kot, ose sa për sy e faqe, pasi programuesit e kanë realizuar tamam për t'u tallur me qytetarët. Për çdo problem është përgjigja "nuk u konstatua".
Besojmë se ju arrini ta konstatoni këtë zhurmë të tmerrshme që dëgjohet nga video (e kush e di si është tamam-tamam live), por aplikacioni dhe personat që e menaxhojnë atë, edhe një herë nuk konstatojnë asnjë gjë.
Ndërkohë banorët e kësaj zone vijojnë shpërnguljet masive të nxitura nga problemet që shkakton fabrika.