Një djali i ka rënë një çantë gjatë natës së djeshme, teksa ka qenë duke udhëtuar me motor në Rrugën e Kavajës bë Tiranë. I apasionuar pas motorëve, djali thotë se në çantën që i ka rënë, e cila është çanta në foton e mëposhtme, nuk ka ndonjë gjë me vlerë për personat e panjohur, por vetëm për të, pasi bëhet fjalë për dokumentet e tij të identifikimit dhe gjëra të tjera të nevojshme për të.
Ai tregon se ka shkuar në polici për t'u interesuar, ku ka mësuar se pas djalit çantën e kanë parë dy persona të tjerë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Smart dhe kanë lajmëruar organet kompetente në lidhje me atë që kanë parë. Përpara se të vinte policia në rrugë ka kaluar një çift, vajzë e djalë, të cilët kanë marrë çantën dhe janë larguar pa e prishur terezinë.
Çanta që i ka humbur është ajo që vajza me pelerinë mban në dorë (gjithmonë sipas mesazhdërguesit). Tani le të presim reagimin e saj.
Të gjithë që kanë informacione mund të kontaktojnë në këtë numër +355692758978.