Doli nga berberana, qëllohet me armë boksieri i Vllaznisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.05.2017, 15:35

BOKSIEROINelson Hysa, boksieri i Vllaznisë është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur tek ura Dervishbeg, në qytetin e Shkodrës.

Paraprakisht mësohet se Hysa ka marrë dy plumba dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kanë qenë dy persona me motor ata që e kanë pritur dhe e kanë qëlluar, teksa ai ka dalë nga një berberanë.

Mjekët e spitalit thonë se ai ka marrë dy plumba në pjesën e sipërme të legenit.

Nuk ka ende detaje lidhur me autorët apo të dyshuarit si autorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit