Ndërkohë që call centerat në Shqipëri janë drejt mbylljes dhe vetëm gjatë javës së fundit në qytetin e Shkodrës u mbyllën rreth 11 qendra të tilla punësimi, duket se edhe presioni mbi punonjësit sa vjen e rritet. Disa ditë më parë ishin punonjësit e "Facile.it" ata që shkruan në murin e vendit të tyre të punës një parullë, duke e cilësuar këtë vend si "Qendër shfrytëzimi".
Por ndërsa nuk mund të vërtetonim asnjë gjë se sa shfrytëzuese është apo jo kjo qendër, një dëshmi e pakontestueshme ka ardhur për një tjetër call center në Tiranë. Personi që ka sjellë videon aktualisht është një ish-punonjës i këtij call centeri dhe dëshmon me figurë se si abuzohej në këtë vend pune me operatorët.
Dhe në fakt, çdo gjë dëgjohet qartë në video, ku supervizorja ulëret me sa ka në kokë. Ju përmend orët e punës, bonuset dhe jo të bëjnë kontratat, por të zgjasin telefonatat.