Teksa çmimi i naftës në tregjet botërore ka shënuar një rënie të lehtë, e njëjta gjë nuk ka ndodhur aspak në vendin tonë, ku çmimi i një litri naftë jo vetëm që nuk ka ngelur në të njëjtin nivel, por ka pësuar edhe rritje.
Të mos flasim më pas për cilësinë e këtij karburanti që vjen në vendin tonë, i cili vetëm si naftë që nuk ngjan. Këtë e dëshmon një mesazhdërgues pranë JOQ.al, i cili tregon se çfarë karburanti ka marrë në bidon në një pikë rreth 4 kilometra larg qytetit të Fierit.