Një bandë vajzash në Manchester, Britani e Madhe, përdorën një kurth nëpërmjet Facebook-ut për të mashtruar një djalë 22 vjeçar duke e bindur të shkonte në një park ku më pas e rrahën. Viktima kishte rënë dakort të takohej me një vajzë të cilën e njohu në rrjetin social.

Por kur ai arriti në park, u përball me një grup prej 6 vajzash të cilat e goditën me grushta në fytyrë dhe më pas i vodhën telefonin dhe çelesat e makinës, raporton “Manchester Evening News”. Mendohet se të gjashtë vajzat janë me origjinë somaleze, rreth moshës 20-25 vjeçare, të cilat mbanin veshur maska.
