Dje i shoqi u nda nga jeta, gazetarja shqiptare mesazh rrëqethës

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 30.04.2017, 13:20

Edita Ahmeti, gazetarja e njohur e Radio Televizionit të Kosovës, ka konfirmuar ditën e sotme vdekjen e bashkëshortit të saj Alfons Ahmeti.

41-vjeçari humbi jetën mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 5:45 minuta në rrugën magjistrale Shkup –Bllacë ku u përplas me një kamion, teksa po kthehej nga Maqedonia.

Gazetarja me anë të një statusi në Facebook ka shprehur dashurinë, duke u përpjekur të mposhtë dhimbjen.

Si duket dashnitë ma të sinqerta shuhen herët e zoti po i mirrte herët ata më të mirët pranë vetes.. Sot humba zemrën teme, shokun ma të mirë e udhërrëfyesin ma të mirë të jetës… Tash po e kuptoj fjalinë -Njeri është ma i fortë se guri…Të dua përgjithmonë dashnia jeme e jetës”, ka shkruar ajo.

Bsahkëngjitur, ajo ka shtuar dhe fotografitë e tyre, së bashku me djalin dhe vajzën, por ka shpërndarë dhe një screenshot të bisedës së tyre më të fundit në Viber.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit