Gruaja e të ndjerit Agim Arapi kërkon të ç`regjistojë burrin e vdekur, ja çudia në gjendjen civile

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25.04.2017, 14:21

arapi_2

Nuk kanë të sosur problemet për familjen e të ndjerit Agim Arapi nga Durrësi, i cili vdiq pas dhunës nga dy vëllezërit Ekonomi para 15 ditësh.

Vjollca, bashkëshortja po heq "të zinjtë e ullirit" për çregjistrimin nga gjendja civile e viktimës.

Shkak për këtë është bërë një shënim që mungon në skedën e vdekjes (vendi i vdekjes). Për këtë arsye, gjendja civile nuk merr përsipër të kryejë procedurat e çregjistrimit të 60-vjeçarit Agim Arapi, me argumentin se mjekoligjori që ka plotësuar skedën e vdekjes duhej të specifikonte vendin se ku kishte ndërruar jetë viktima. Bashkëshortja e të ndjerit, Vjollca Arapi, tregon peripecitë që po has për të kryer çregjistrimin e kryefamiljarit, i cili 15 ditë pas vdekjes, rezulton i gjallë në gjendjen civile.

Bashkëshorti im është gjallë në gjendjen civile, pasi nuk është kryer çregjistrimi i tij. Mjekoligjori nuk ka përcaktuar vendin se ku ka ndërruar jetë bashkëshorti im dhe ky fakt bëhet pengesë për të kryer procedurat e çregjistrimit. Punonjëset e gjendjes civile nuk pranojnë skedën pa u përcaktuar vendi ku ka vdekur bashkëshorti im. Madje ka edhe pasaktësi të tjera në skedën e vdekjes. Gabim është gjithashtu edhe ora e vdekjes", është shprehur bashkëshortja e të ndjerit Agim Arapi.

Vjollca, tregon se ka shkuar më pas tek mjeku ligjor për të rregulluar dekumentacionin.

I them: “Ma specifiko të lutem vendin ku ka ndërruar jetë bashkëshorti im, sepse nuk marrin përsipër punonjëset e gjendjes civile të kryejnë procedurat për çregjistrim”. M’u përgjigj shumë keq: “Në rregull e ke atë që të kam dhënë, s’të jap gjë tjetër”. “Ma kërkojnë me patjetër, se nuk më çregjistrojnë burrin”, i them. “Ik më lër rehat, se s’të jap tjetër”, më tha dhe u hodh menjëherë në sulm duke më thënë se po e kërcënoja.

Vjollca mendon se kjo ngatërresë e mjekut ligjor vjen pasi është e bindur se ngjarja ku vdiq burri i saj është manipuluar.

Unë jam e bindur që për të manipuluar ngjarjen. Ai ka lëshuar dy skeda, një që përcakton (skeda me Nr. 925) se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve që ka marrë nga mjete të forta dhe mjete të mprehta, ndërsa në skedën me Nr. 798 thuhet se nuk dihen shkaqet e vdekjes".

Kësaj i thonë, të mos gjesh vdekje se të lënë të gjallë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit