Rama përpiqet t’i bëjë për vete gjirokastritët me veshjen e tij, por plasin batutat

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 22.04.2017, 15:11

Edi Rama shpesh na surprizon me veshjet e tij. Mirëpo, kësaj rradhe kryeministri ynë duket se e ka tepëruar paksa.

Ai ka dalë përpara banorëve të Gjirokastrës me një palë tuta "çitjane".

Veshjet e Ramës i kemi parë që nga çorapet me ngjyra deri tek kollaret e çuditshme. Por me këto çitjane, duket se i ka vënë "vulën" stilit të tij.

Këto tuta të kryeministrit nuk kanë ngelur pa u komentuar në rrjete sociale nga qytetarët, të cilëve u janë dukur si të papërshtatshme.

Kjo, pasi ka nga ata që thonë se nuk i shkojnë përshtat një kryeministri dhe ka të tjerë që thonë se stili i tyre përfaqëson rininë.

Mbase kryeministri ka dashur t`i komunikoj një mesazh të rinjve. Apo mendon se ai dhe politika e tij nuk njohin norma dhe "caqe"?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit