Është cilësuar si vendim historik, ai i një gjykate italiane, e cila arriti në përfundimin se përdorimi i tepruar i telefonit celular për shkaqe pune i kishte shkaktuar tumor në tru punonjësit të një kompanie të madhe.
Gjykata e Ivreas vendosi se, paditësi duhet të dëmshpërblehet me një pension nga shteti. Vendimi është dhënë që 11 prill, por është bërë publik vetëm pas apelimit të kompanisë.
Paditësi quhet Roberto Romeo dhe pretendon se pozicioni i tij i punës e kishte detyruar të përdorte telefonin celular nga 3 deri në 4 orë çdo ditë për 15 vite. Përfaqësuesit ligjorë të Romeos thanë se, për herë të parë në botë, një gjykatë ka pranuar lidhjen mes përdorimit të telefonit celular dhe tumorit në tru.