Nuk ka nevojë për gjëra të mëdha apo për shkop magjik që të ndiheni i lumtur me vetëm tuaj. Mjafton gjëra të zakonshme në shtëpinë tuaj që ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale.
Mure të gjelbërta apo të verdha
Studimi ka treguar se këto dy ngjyra provokojnë ndjenja të lumturisë, megjithatë mos ngjyrosni të gjitha faqet e mureve, provojeni vetëm me njërën anë.
Fotografitë familjare
Kudo ku keni rafte në shtëpi vendosni foto familjare, të prindërve apo vëllezërve dhe motrave dhe të dashurve tuaj. Sa herë t’i shihni do të kujtoni momentet e këndshme që keni kaluar së bashku dhe kjo do t’iu bëjë të ndiheni mirë.
Qirinj me aromë të vaniljes
Nëse jeni par tip emocional ndezja e një qiriu aromatik do t’iu relaksojë.
Lule natyrale
Është mirë që në tryezën tuaj në sallon të gjendet një vazo me lule natyrale shumëngjyrëshe. Kjo do t’iu kujtojë se bota nuk është bardhezi.
Ditari
Të mbash një ditarë me momentet e tua më të bukura, ato që të kanë çuditur apo lënë mbresa. kur ndiheni keq mjafton të hapni ditarin. jam e sigurt do të qeshni me vete kur të shikoni çfarë keni bërë në të kaluarën.
Qen shtëpiak
Mund të themi me siguri që qeni i shtëpisë është miku juaj më i mirë. Mjafton që ai të vijë pranë teje dhe të përkëdhelet dhe kjo do ju ndryshojë pamjen në fytyrë.
Një shtëpi e rregullt
Nëse gjerat në dhomën tuaj të gjumit janë rrëmujë, kjo me siguri krijon stres tek ju. Por mundohuni që në çdo dhomë të vendosni gjërat në rregull.