Kujdes tek Libri Universitar! Ky është semafori me “zorrët jashtë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.04.2017, 10:59

semafori

Edhe pse në shtator të vitit 2016 OSHEE njoftoi se në kryeqytet do të kryheshin investime me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me energji, për rregullimin e të gjitha dëmtimeve që kanë kabinat elektrike, si dhe rigjenerimi fidrave të tensionit, situata vazhdon të qëndroj e njëjtë.

Për ta vërtetuar këtë mjafton të kaloni pranë librarisë "Libri Universitar" dhe aty do të shikoni se telat elektrikë që furnizojnë me energji semaforin janë të pa izoluar. Kjo gjë është bërë e ditur nga një denoncim që ka ardhur pranë redaksisë së JOQ.al.

Përshëndetje JOQ.al! Telat e këtij semafori kanë më shumë se dy vite që rrinë kështu. Është një rrezik shumë i madh, pasi në atë rrugë kalojnë edhe fëmijë. Kjo nuk është normale, nuk e di kush duhet të kujdeset për rregullimin, bashkia apo OSHEE, por do ishte mirë të bënin punën dhe mos të flenë gjumë", – ka shkruar qytetarja për JOQ.al.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit