A jetoi dhe vdiq me të vërtetë Jezu Krishti? Historiani jep provat për ekzistencën e birit të Zotit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2017, 17:27

Në një mënyrë apo në një tjetër vijon të jetë i ndezur dhe mjaft i gjallë debati nëse Jezu Krishti ka ekzistuar në të vërtetë apo jo. Miliona kristianë në mbarë botën do të festojnë ringjalljen e Krishtit këtë fundjave, por shumë prej tyre nuk besojnë se Jezui ishte biri i Zotit, ndërsa të tjerë nuk besojnë as që ai ka ekzistuar.

Në vitin 2015, një studim tregoi se rreth 40% e të rriturve në Angli nuk besonin se Jezusi ishte një figurë e vërtetë historike, apo një person që kishte jetuar dikur.

Pra, konkretisht, çfarë provash historike kemi që të besojmë ekzistencën e Jezu Krishtit?

Në një shkrim për The Guardian, Dr Simon Gathercole, tregon me detaje se përse mendon dhe është i bindur se Jezui ka jetuar.

Ai thotë se provat gjendjen brenda teksteve që flasin për jetën e tij në tokë. Historianët hebre dhe romakë kanë shkruar për Jezusin, veç atyre kristianë. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm nëse e krahasojmë me Mbretin Artur, i cili edhe pse jetoi rreth 500 vite pas Jezusit, nuk përmendet në tekste të shumta gjatë periudhës në të cilën jetoi, por rreth 100 vite më pas.

Përveç kësaj, niveli i detajeve në Letrat e Shën Palit, të shkruara vetëm 25 vjet pas vdekjes së Jezuit dhe biografitë në Dhjatën e Re, janë dëshmi e mëtejshme e ekzistencës së tij", tha Dr Gathercole.

Sipas Gathercole, këto janë dëshmi të plota të ekzistencës së Jezuit, ndërsa pyetja e vërtetë dhe që duhet të na mundojë është: "A jetoi ai pasi vdiq?".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit