Besmir Lila djaloshi nga Lundra, emri i të cilit është përfolur shumë në media kohët e fundit, ishte i fiksuar pas moderatores së njohur sa i jepte asaj dhurata të shtrenjta duke përfshirë bizhuteri, lule madje edhe celularë që a dërgonte në ambientet e punës.
Kjo periudhë “luksoze” për Luanën zgjati 8 muaj që u pasua më mbrapa nga një incident jo i këndshëm.
Në mendjen e tij ekzistonte një marrëdhënie imagjinare mes të dyve dhe kështu që mbahej tek fjalët e saj kur i kishte premtuar se do të martoheshin bashkë.
32-vjeçari e ka përndjekur gjatë kësaj kohe atë duke iu gjendur në çdo ambient që ajo frekuentonte.
Pas përleshjes me Krenar Çoçajn, të dashurin e fiksimit të tij , atij iu gjet në makinë një armë me gjasa mund ta përdorte kundër Çoçajt.
Për Lilën, Gjykata e Tiranës do të bëjë të ditur sot masën e marrë ndaj tij.