Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15.04.2017, 08:45
Andi Lila do largohet nga PAS Janina dhe e ardhmja e tij do jetë në Azerbajxhan.
Portali i njohur "sport24.az" është interesuar drejtpërdrejt te futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe ka qenë vetë që Lila ka pranuar ofertën.
Ai thotë se skuadra që e ka kërkuar, lufton për titull kampion, por nuk e tregon emrin e saj.
Po, është e vërtetë. Kam marrë një ofertë nga një klub në kampionatin tuaj. Megjithatë kam edhe opsione të tjera për të ardhmen time dhe, për këto arsye, jam duke u menduar mirë përpara se të marr vendimin.
Mund t'iu them vetëm se është ekip që lufton gjithmonë për kampionat, por emrin nuk mund ta zbuloj", ka deklaruar shkurtimisht Andi Lila.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR