Besmir Lila është fansi i çmendur i cili përndiqte moderatoren e njohur shqiptare. Ai u përlesh me grushta me të dashurin e saj aktual Krenar Çoçaj, një personazh në Prishtinë i cili jo vetëm mbahet si i fortë por që ka qenë në lidhje edhe me emra të njohur të showbizit shqiptar si Dafina Zeqiri.
JOQ.al publikoi fotografitë nga momenti i ngjarjes që ndodhi dy ditë më parë. Çifti ishte duke udhëtuar në makinë, kur ndodhi e gjithë ngjarja që degjeneroi në grushte për Luanën, gjë që ka kërkuar edhe ndërhyrjen e policisë duke nxjerrë armët e duke i kërkuar Lilës të tërhiqej.
Thuhet se Çoçaj ka pësuar lëndime në fytyrë dhe sy të nxirë.