Fotografi Ismet Ismaili ka bërë një zbulim të rëndësishëm, zbulim ky që me sa duket ka habitur dhe futur ne konfuzion arkeologët, madje disa prej tyre janë shprehur që ky zbulim mund të ndryshojë edhe historinë e njerëzimit.
Bëhet fjalë për një objekt misterioz që është gjetur në Malet e Sharrit në Kosovë në rreth mbi 2 mijë metra lartësi dhe sipas mediave polake ai ngjason të jetë një transformator, por është i mbështjellë me gur. Besohet se objekti daton prej kohësh të largëta, por si është e mundur kur në ato kohë nuk ishte shpikur diçka e tillë?!
Nga ekzaminimet e deritanishme laboratorike nuk është zbuluar akoma viti që ky mjet është krijuar.
Zbuluesi i tij, Ismet Ismaili, ka dërguar për studim një mostër guri nga ai që ishte mbështjellë objekti i çuditshëm dhe vjetërsia e tij është jo më pak se 20.000 vjet i vjetër. Ky objekti misterioz nga thellësia e shekujve mund të hedhë dritë mbi origjinën e qytetërimit njerëzor, natyrisht, në qoftë se ajo hulumtohet zyrtarisht nga shkencëtarët të cilët do të konfirmojnë faktin se ky është një transformator elektrik i prodhuar 20.000 vjet më pare.