E rëndë në Divjakë: Burri godet me thikë bashkëshorten

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2026, 23:01

Një 39-vjeçare ka mbetur e plagosur me mjet prerës pas një konflikti me bashkëshortin e saj në Divjakë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00, ndërsa i dyshuari është 45-vjeçari me inicialet L. V., i cili dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, M. V., 39 vjeçe.

E plagosura është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar. Deri më tani nuk ka informacion të mëtejshëm zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 45-vjeçarin në Komisariatin e Divjakës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit