Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një vjedhje të ndodhur në rrugën “Pisha te Buta”, në Golem.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një person që afrohet pranë një automjeti të parkuar, hap derën dhe futet brenda. Pas pak çastesh, ai largohet nga makina dhe vijon rrugën në këmbë, me një çantë në shpinë dhe një send në dorë.
Sipas denoncimit, nga automjeti janë marrë një portofol me dokumente dhe para në euro, si dhe një telefon Samsung Note 20 Ultra. Pronari pretendon se personi i filmuar është autori i vjedhjes dhe ka vendosur të ofrojë shpërblim për këdo që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.
Qytetari kërkon ndihmën e kujtdo që mund ta njohë personin në video ose të ketë informacion mbi ngjarjen, në mënyrë që të zbardhet vjedhja dhe sendet e dokumentet e marra të mund të rikuperohen.
Kushdo që disponon informacion mund të kontaktojë redaksinë e JOQ Albania, në mënyrë që të dhënat t’i përcillen denoncuesit.