Qytetarët dhe studentët bëjnë thirrje për një tjetër protestë nesër në Sheshin “Skënderbej”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2026, 22:16

Prej rreth gjashtë muajsh, qytetarë nga e gjithë Shqipëria vijojnë të protestojnë kundër qeverisë dhe klasës politike 36-vjeçare, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik. Pas dy ditëve të protestës kombëtare, më 28 dhe 29 Nëntor, qytetarët dhe studentët kanë bërë thirrje për një tjetër tubim ditën e nesërme, më 30 Nëntor, në Sheshin “Skënderbej”.

Thirrja vjen në vijim të protestave që kanë vijuar prej gjashtë muajsh dhe pas pjesëmarrjes së qytetarëve nga veriu në jug, si dhe shqiptarëve nga Diaspora, në dy ditët e fundit. Gjatë gjithë kësaj periudhe, protestuesit kanë treguar vendosmëri dhe qëndrueshmëri, duke dalë në rrugë çdo ditë pa ndërprerje dhe duke vijuar të artikulojnë kërkesat e tyre pavarësisht vështirësive, kushteve atmosferike dhe përballjeve me policinë. Mesazhi i tyre është që mobilizimi qytetar të vijojë dhe kërkesat për dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e klasës politike 36-vjeçare të mos mbeten pa përgjigje.

Dy ditët e fundit u shoqëruan me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës, të shtëna me plumba gome në drejtim të qytetarëve, arrestime dhe shoqërime të dhunshme. Gjatë ndërhyrjeve pati të plagosur si mes protestuesve, ashtu edhe mes efektivëve të policisë.

Qytetarët dhe studentët u bëjnë thirrje të gjithë atyre që mbështesin këtë lëvizje t'u bashkohen sërish nesër në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar protestën dhe për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe ndryshimin e klasës politike 36-vjeçare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit