Një tjetër episod i ndërhyrjes së dhunshme të policisë është publikuar në rrjetet sociale gjatë protestës kombëtare të 29 nëntorit në Tiranë.
Në video shihen disa efektivë të cilët kapin një protestues dhe e tërheqin zvarrë në rrugë, ndërsa qytetari përfundon në duart e tyre mes tensioneve të krijuara gjatë tubimit.
Pamjet janë një tjetër dëshmi e përdorimit të forcës nga efektivët ndaj protestuesve, në një ditë kur nuk kanë munguar përplasjet, arrestimet dhe raportimet për qytetarë të lënduar nga ndërhyrjet policore.
Ndërsa qytetarët kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, mënyra se si policia po ndërhyn ndaj protestuesve kërkon transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet.