Nënë Tereza, imazhi i parë që përballen të huajt sapo shkelin në Shqipëri

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.11.2026, 14:49

Një statujë e Nënë Terezës e vendosur në ambientet e jashtme të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e udhëtarëve dhe publikut.

Në pamjet e shpërndara, vepra ka tërhequr vëmendjen në orët e mbrëmjes pranë zonës së terminalit dhe strukturave moderne të aeroportit. E realizuar në ngjyrë të bardhë me detajet karakteristike blu të veshjes së nënës humanitare, statuja ka ngjallur debat.

Fotoja e saj është shoqëruar me komente dhe ndarje të shumta në internet, duke e kthyer në një nga pamjet më të diskutuara mes përdoruesve shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit