61 të lënduar nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, mes tyre 6 gazetarë dhe një me dëmtim në sy

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.11.2026, 11:51

Protesta e zhvilluar më 28 Nëntor në Tiranë përfundoi me 61 persona të lënduar. Mes tyre janë protestues, efektivë policie, gazetarë, kalimtarë të rastësishëm, një punonjës sigurie dhe një deputet.

Sipas të dhënave paraprake të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, 50 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës. Konkretisht, bëhet fjalë për 21 protestues, 17 efektivë policie, 6 gazetarë dhe 6 qytetarë që ndodheshin rastësisht në zonën e protestës.

Nga personat e paraqitur në këtë spital, dy protestues vijojnë të jenë të shtruar dhe po marrin trajtim mjekësor. Njëri prej tyre ka pësuar kontuzion të globit të syrit dhe po ndiqet nga mjekët specialistë.

Nën kujdesin e personelit mjekësor në Traumë ndodhen ende edhe një efektiv policie, një gazetar dhe një kalimtar. Pjesa tjetër e të lënduarve është larguar nga spitali pas marrjes së ndihmës së nevojshme dhe me rekomandimin e mjekëve.

Ndërkohë, 11 persona të tjerë janë paraqitur për trajtim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në këtë grup përfshihen 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet. Sipas Ministrisë, të gjithë e kanë lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Në total, bilanci paraprak i institucioneve shëndetësore evidenton 25 efektivë policie dhe 22 protestues të lënduar, si dhe 6 gazetarë, 6 kalimtarë, një punonjës sigurie dhe një deputet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit