Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Bathore, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga porta e banesës.
Sipas raportimeve, i mituri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës, por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t'u zbardhur.