Protestuesit hapin derën e Ministrisë së Mjedisit dhe i vënë flakën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.11.2026, 15:58

Tensionet gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit janë përshkallëzuar edhe pranë Ministrisë së Mjedisit, ku protestuesit kanë arritur të hapin derën e institucionit dhe t'i vënë flakën.

Pamjet tregojnë momentin kur disa prej të rinjve ndërhyjnë në hyrjen e ministrisë, ndërsa pak çaste më vonë në derë shfaqen flakët.

Menjëherë pas këtij momenti, forcat e policisë kanë ndërhyrë me autobotin me ujë me presion, duke goditur turmën dhe shpërndarë protestuesit që ndodheshin përpara godinës.

Situata është pjesë e përplasjeve të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", gjatë protestës kombëtare së zhvilluar në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit