Pamje ekskluzive/ Policia qëllon me plumba gome protestuesit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.11.2026, 13:34

Pamje ekskluzive të dërguara në redaksinë e JOQ tregojnë forca policie të mobilizuara pas një autoboti me ujë, në një moment tensioni të lartë gjatë protestës.

Prania e autobotit me ujë dhe rreshtimi i forcave të policisë pas tij tregojnë një ndërhyrje të organizuar për shpërndarjen ose mbajtjen nën kontroll të turmës.

Qytetarët vënë në diskutim mënyrën e menaxhimit të situatës dhe rrezikun që mbartin këto veprime në distancë të afërt.

Është sjellë menjëherë në vëmendje edhe rasti i Erion Vishkullit, i cili humbi një sy pasi u qëllua me plumb gome nga efektivët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit