Policia i zë pritë Diasporës! Kontrolle, heqje targash provizore dhe vonesa

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2026, 11:13

Policia e Shtetit ka ndaluar autokolonën e emigrantëve që po udhëtonin nga Shkodra drejt Tiranës për t'iu bashkuar protestës së sotme.

Sipas raportimeve, në postblloqet e policisë janë ndaluar automjetet, janë kryer kontrolle dhe disa prej tyre u janë hequr targat simbolike të Pavarësisë.

Qytetarët kanë dyshime se këto kontrolle po shkaktojnë vonesa të qëllimshme, me synimin për të penguar mbërritjen në kohë të diasporës në protestë.

Por mesazhi i shqiptarëve është i qartë:

“Nuk na ndalni dot! Sot është dita e shqiptarëve. Diaspora po vjen!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit