“Parkon keq makinën pranë shkollës “Emin Duraku” dhe bllokon trafikun”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.11.2026, 22:37

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një automjet tip “Benz”, i cili është parkuar në mënyrë të parregullt pranë shkollës “Emin Duraku”, duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Sipas denoncuesit, automjeti ka qëndruar i parkuar në trotuar dhe ka bllokuar trafikun për rreth 30 minuta, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në atë zonë.

Qytetari ka dërguar edhe pamje filmike të situatës, ndërsa thekson se automjeti nuk ka targa të vendosura.

Ai kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të zgjidhur situatën dhe për të shmangur pengesa të tilla në qarkullim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit