Kukës: Gruaja kap prej flokësh të renë në mes të rrugës, mister arsyet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.11.2026, 20:44

Një grua është filmuar duke kapur prej flokësh një të re në qytetin e Kukësit, në një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, tregojnë momentin kur gruaja i afrohet vajze, e kap prej flokësh dhe më pas largohet me vrap nga vendngjarja.

Deri më tani nuk dihen arsyet që kanë çuar në këtë veprim dhe as nëse dy gratë njiheshin me njëra-tjetrën.

Denoncuesi ka dërguar pamjet për ta bërë rastin publik dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj ngjarjes së regjistruar në qytetin e Kukësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit