Sufllaqe me mish të kalbur në Fast Foodet e Tiranës! Mishi në dysheme shtyhej me këmbë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.11.2026, 10:33

Janë bllokuar rreth dy tonë produkte mishi te subjekti “R Sauli”, i cili furnizon me mish për gjiro dhe sufllaqe fast-food-e në Fier, Tiranë dhe qytete të tjera. Bllokimi pasoi një investigim pas denoncimeve për mish të kalbur dhe kushte të rënda higjienike.

Pamjet e publikuara treguan gjiro të vendosura në dysheme, mish nëpër vaska dhe punonjës që u përpoqën të fshihnin produktet duke i shtyrë me këmbë. Pronari Renald Sauli pranoi në telefon se merrte mish të dorës së dytë në Elbasan dhe gjetkë, ndërsa nga “King Meat” furnizohej rrallë për shkak të çmimit të lartë.

Me urdhër të prokurorit Kristi Jorgji, oficerët e Policisë Gjyqësore kryen verifikime në vendngjarje, ku hasën pengesa në hyrje dhe përpjekje për pastrim të ambientit. Sauli, i cili mbante edhe rolin e përgjegjësit teknik, mbërriti një orë më vonë dhe pranoi se mungesa e tij gjatë përpunimit përbënte shkelje.

Rasti ngre pikëpyetje të forta mbi mbikëqyrjen institucionale, pasi sipas AKU, ishte kontrolluar biznesi në gusht 2026 pa konstatuar probleme, vetëm tre muaj para ndërhyrjes.

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal nr. 2171/2026 për ushqime të rrezikshme për shëndetin ose jetën, ndërsa analizat laboratorike do të përcaktojnë gjendjen e mishit të sekuestruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit