Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj SPAK dje pasi e ëma mori një dënim prej 7 vitesh burg, të konvertuar në shërbim prove.
Ajo e cilësoi procedimin ndaj vetes dhe të afërmve si të padrejtë, duke u ankuar se po përballet me izolim profesional e politik, si dhe me dezinformim që, sipas saj, ka dëmtuar familjen.
Në një ton ironik, Kryemadhi la të kuptohet se nuk e frikëson as perspektiva e dërgimit në burgun e Pogradecit.
"Po më plasi trapi po më dënuan! Ia kthyen shtëpinë vetëm mamit tim. Nga politika më kanë hequr. Në punë nuk më merr njeri. Familjen ma kanë shkatërruar me dezinformime. Çfarë do të më bëjnë mua më shumë? Do më çojnë te burgu i Pogradecit, po punë e madhe, bukën e kam falas, çdo gjë falas, ajër i pastër është."