Mësim në errësirë në zemër të Tiranës: Universiteti Politeknik mbetet pa energji elektrike

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2026, 09:38

Teksa flitet për modernizim të arsimit të lartë, realiteti në Universitetin Politeknik të Tiranës flet ndryshe.

Mungesa e energjisë elektrike i ka lënë auditoret pa dritë, duke e kthyer zhvillimin e leksioneve në një sfidë të vërtetë për studentët dhe stafin akademik.

Është e pakuptueshme se si një prej universiteteve më të rëndësishme në vend, vetëm pak metra larg institucioneve kryesore të shtetit, përballet me mungesën e një shërbimi kaq bazik.

Ndërsa shkaku i këtij defekti dhe afati i rikthimit të energjisë mbeten ende të paqarta, reagimi i studentëve është i prerë: procesi mësimor kërkon kushte dinjitoze dhe ndriçim normal, jo improvizime në errësirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit