Gjatë diskutimeve në Kuvendin e Shqipërisë mbi politikat tatimore dhe lehtësitë ekonomike, deputeti Erion Braçe ka bërë të ditur një nismë që synon uljen e çmimit të linesave për gratë dhe vajzat gjatë ciklit menstrual.
Duke e cilësuar këtë hap si një lehtësim të drejtpërdrejtë për buxhetin e grave, Braçe u shpreh se kjo masë vjen në formën e një favori fiskal, me qëllim uljen e kostos së këtyre produkteve bazë të higjienës personale.
Nisma pritet të pasqyrohet në ndryshimet përkatëse të kuadrit fiskal, duke synuar që kjo ulje të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet e shitjes me pakicë në treg.