Një perde e dendur gri ka mbuluar pjesën më të madhe të Tiranës, duke fshehur horizontin dhe duke ulur ndjeshëm dukshmërinë mbi qytet.
Një video e dërguar në redaksinë e JOQ Albania, e filmuar nga Kodra e Diellit, tregon qartë pallatet dhe zonat përreth të mbytura në tym, pluhur e mjegullim.
Qytetari që ndan pamjet shpreh shqetësim për ajrin që thithin banorët në kryeqytet dhe kërkon vëmendje të menjëhershme ndaj gjendjes.