Shiu përmbyt Bulqizën, zonjat bëjnë “akrobaci” mbi avlli për të kaluar rrugën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2026, 09:30

Reshjet e zakonshme të nëntorit kanë mjaftuar për ta kthyer qendrën e Bulqizës, pikërisht te terminali i autobusëve, në një liqen të vogël urban. Rruga është mbuluar plotësisht nga uji, duke i vënë banorët përballë një sfide të re sportive çdo mëngjes.

Për të mos e nisur ditën me këpucët e mbushura me ujë, qytetarët dhe gratë e zonës detyrohen të bëjnë akrobaci të vërteta: ngjiten mbi avlli dhe mure rrethuese, duke ruajtur ekuilibrin si në garat e gjimnastikës,vetëm për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Siç duket, projekti dhe punimet e kryera nga bashkia kanë llogaritur gjithçka, përveç një detaji të vogël e të parëndësishëm për këtë stinë — faktin që në vjeshtë dhe dimër bie shi. Pa kanalizime funksionale që të thithin ujin, terminali i autobusëve është shndërruar në stacion barkash, ndërsa qytetarëve u mbetet vetëm të perfeksionojnë teknikën e kacavjerrjes nëpër mure derisa të dalë dielli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit