Plagosi me thikë punonjësin e fast-food-it dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet i mituri në Fier

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2026, 19:12

Është arrestuar 17-vjeçari i dyshuar për plagosjen me thikë të një punonjësi të një fast-food-i në qytetin e Fierit.

I mituri dyshohet se ka goditur me mjet prerës në bark 29-vjeçarin Bexhet Myftari, pas një konflikti mes tyre, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”. Pas plagosjes, 29-vjeçari u transportua në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e 17-vjeçarit me inicialet G. A., pas veprimeve hetimore dhe kontrolleve të kryera për lokalizimin e tij.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit