Kur do zgjidhet kaosi te Fabrika e Miellit? Trafik kilometrik prej disa orësh, të zgjaurit futen pa radhë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.11.2026, 10:19

Një tjetër problematikë shqetësuese në trafikun e kryeqytetit vjen nga zona e ish-Fabrikës së Miellit, në dalje të Unazës.

Qytetarët denoncojnë përmes pamjeve filmike sjelljen e disa drejtuesve të automjeteve, të cilët, në vend që të respektojnë radhën, futen me forcë mes makinave, duke krijuar kaos dhe situata që mund të shkaktojnë aksidente.

Sipas denoncuesve, qytetarët detyrohen të presin me orë të tëra në trafik, ndërsa disa shoferë, duke shpërfillur radhën dhe rregullat e qarkullimit, kalojnë përpara të tjerëve pa asnjë shqetësim.

Situata bëhet edhe më shqetësuese për familjet që udhëtojnë me fëmijë dhe që përballen me pritje të gjata për shkak të papërgjegjshmërisë së disa drejtuesve të mjeteve.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të marrë masa dhe për të vendosur rregull në këtë aks rrugor, ku respektimi i radhës duket se është kthyer në një problem të përditshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit