Festat e fundvitit po afrohen dhe bashkë me to edhe pushimet dimërore për mijëra nxënës në Kosovë.
Sipas kalendarit shkollor 2026–2027 të Ministrisë së Arsimit, gjysmëvjetori i parë përfundon më 24 dhjetor 2026, ndërsa pushimi dimëror zyrtarisht nis më 28 dhjetor dhe zgjat deri më 8 janar 2027.
Nxënësit do të kenë dy javë pushim dimëror, ndërsa në bankat shkollore do të rikthehen të hënën, më 11 janar 2027, kur nis gjysmëvjetori i dytë.
Ndërkohë, kalendari parasheh edhe pushimin pranveror nga 5 deri më 8 prill 2027.
Përveç këtyre pushimeve, nxënësit do të kenë ditë të lira edhe gjatë festave zyrtare, përfshirë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, festat e Bajramit dhe festat e tjera të përcaktuara me kalendar.