Sot dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, tag personin që i duhet një Abetare

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.11.2026, 10:08

Më 22 nëntor shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në kujtim të Kongresit të Manastirit (14–22 nëntor 1908), mbajtur në shtëpinë e Fehim Zavalanit, sot Muzeu i Alfabetit.

Pesëdhjetë delegatë nga 26 qytete e shoqata, së bashku me 18 vëzhgues, nën drejtimin e Mit’hat Frashërit dhe nënkryetarëve Luigj Gurakuqi e Gjergji Qiriazi me figura si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Sotir Peci e Parashqevi Qiriazi vendosën përshtatjen e alfabetit latin, duke i dhënë fund përdorimit të alfabeteve të tjera dhe duke forcuar unitetin kulturor e arsimin shqip.

Sot, në ditën e alfabetit, a e ke guximin t'i bësh tag kolegut, shefit, shokut, që ka nevojë për Abetare?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit