Sapo ishte martuar, efektivi jashtë shërbimit neutralizon gruan që kërcënonte kalimtarët me thikë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.11.2026, 00:06

Një ndërhyrje e guximshme është regjistruar në qytetin Nanning, në rajonin Guangxi të Kinës, ku një grua e armatosur me një thikë rreth 30 centimetra të gjatë bërtiste dhe kërcënonte kalimtarët, duke shkaktuar panik në rrugë.

Mes qytetarëve të pranishëm ndodhej edhe Wang Meng, nënoficer i Forcave të Armatosura Popullore Kineze, i cili në atë moment ishte jashtë shërbimit. Në një rastësi të pazakontë, ai sapo kishte përfunduar procedurat e regjistrimit të martesës me bashkëshorten e tij, kur dëgjoi britmat dhe kuptoi rrezikun që u kanosej njerëzve.

Pavarësisht situatës, Meng ruajti gjakftohtësinë, vëzhgoi lëvizjet e gruas dhe priti momentin e përshtatshëm për të ndërhyrë. Kur iu krijua mundësia, ai u hodh në veprim dhe arriti ta neutralizonte brenda vetëm pesë sekondash.

Pas ndërhyrjes, gruaja u vu nën kontroll, ndërsa efektivi ndihmoi në sigurimin e vendngjarjes përpara se ajo t'i dorëzohej policisë. Reagimi i tij shmangu rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm dhe të lëndimit të kalimtarëve.

Veprimi i Wang Meng u vlerësua nga mediat kineze, të cilat veçuan guximin dhe gjakftohtësinë e tij. Vetë efektivi u shpreh se reagimi ishte rezultat i stërvitjes së vazhdueshme ushtarake dhe se, në momentin kur pa rrezikun, mendoi vetëm se duhej të ndërhynte përpara se dikush të lëndohej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit